Policia e Kosovës sot shkatërron armët e konfiskuara

Policia e Kosovës sot shkatërron armët e konfiskuara

Policia e Kosovës sot do të bëjë shkatërrimin e armëve të konfiskuara gjatë aksioneve të ndryshme për zbatimin e ligjit.

Ceremonia do të mbahet nga ora 09:00, në fshatin Prelez.

“Konfiskimi dhe shkatërrimi i këtyre armëve janë rezultati i bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të palëve dhe institucioneve të ndryshme të zbatimit të ligjit, partnerëve ndërkombëtarë dhe qytetarëve të Kosovës në përgjithësi, andaj pritet të marrin pjesë personalitete të larta nga PK-ja, MPB-ja dhe partnerë ndërkombëtar”, thuhet në komunikatën e Policisë. /Gazeta Enigma

Related Articles