Dyshohet për sulm me laser ndaj pilotit të helikopterit të KFOR-it

Dyshohet për sulm me laser ndaj pilotit të helikopterit të KFOR-it

Një  sulm me laser ndaj pilotit të helikopterit të KFOR-it dyshohet të ketë ndodhur dje.

Sinjali raporton se bazuar në dyshimet e para, dikush ka kryer sulm duke ia vendosur laserin pilotit të helikopterit, gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas këtij raportimi, akoma nuk dihet nëse është zbuluar personi i dyshuar në këtë rast dhe cilat janë rrethanat e tjera.

Bëhet e ditur se në konsultim me Prokurorin e Shtetit, kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”.

Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë me prokurorinë, por ende nuk ka marrë ndonjë informacion në lidhje me këtë rast.

Related Articles