Superkompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve për sezonin 2024/25

Superkompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve për sezonin 2024/25

Kanë mbetur disa ditë nga fillimi i sezonit të ri të Ligës së Kampionëve.

Me një format të ri, ku 36 skuadra pjesëmarrëse do të ndeshen me nga tetë skuadra, derisa pikët do të numërohen në formatin e Ligave, Champions League fillon sezonin me datë 17 shtator.

Si zakonisht, edhe kësaj radhe, superkompjuteri i Opta-s ka bërë parashikimin e tij të veçantë bazuar në parametra të ndryshëm statistikorë.

Manchester City, edhe një herë, është favoriti kryesor për të fituar Ligën e Kampionëve me një shans 25.3%.

Pas tij është Kampioni në fuqi, Real Madridi me 18.2%, derisa skuadra italiane Inter është në vendin e tretë, me 10.9%

Related Articles