Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka deklaruar se është e turpshme që me rastin “Banjska” të merret vetëm prokurori Naim Abazi.
Ai ka thënë se ky veprim është “edhe joseriozitet i skajshëm i Blerim Isufajt që rastin më të rëndësishëm ia ka lënë një prokurori”.
“Sikur të kishim Prokurori Speciale serioze, Naim Abazi s’do të mbetej vetëm një prokuror ta hetonte këtë rast. Është joseriozitet i skajshëm i Blerim Isufajt që në rastin më të rëndësishëm të Republikës së Kosovës ia ka lënë një prokurori. Një prokurori që i ka pasur 7-8 policë hetues…Nuk duhet t’i lihet rastësisë asgjë”, ka shtuar Miftaraj.