Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Bushincë të Novobërdës për armëmbajtje pa leje.
Sipas raportit të Policisë, ai ishte duke ecur nëpër rrugët e fshatit i armatosur.
“Me të pranuar informacion hetues policor kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore duke identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin M.J. (viti i lindjes 1961, mashkull kosovar serb). Gjatë kontrollit në brez i është gjetur dhe konfiskuar një (1) revole e tipit Cervena Zastava, një (1) karikator dhe tetë fishekë:
Me leje nga Prokurori i Shtetit është realizuar edhe një kontrolle në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar edhe dymbëdhjetë (12) fishekë të kalibrit 7.62 mm.
I dyshuari pas shoqërimit në Stacioni Policor në Novobërdë është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe ndaj tij me urdhër të Prokurorit të Shtetit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’.