Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Policia ka bërë të ditur se nga i dyshuari është konfiskuar një revole me gaz e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri”.
“Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me gaz e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.