Policia e Kosovës ka shoqëruar në polici një 24-vjeçar. Kjo pasi ai dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjarë.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt hetimore, mennjëherë pas intervistimit.
Siç bëhet e ditur, rasti ka ndodhur në fshatin Carralevë të Shtimes të dielën, teksa të dyshuarit i është sekuestruar pistoleta si provë materiale.
Rasti është cilësuar si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”. /Gazeta Enimga