Kandidati republikan, Donald Trump është ballafaquar sërish me një situatë të rrezikshme.
Pranë tij janë dëgjuar të shtëna me armë, mirëpo gjendja e tij raportohet të jetë e mirë.
Kështu ka njoftuar edhe zëdhënësi i tij, Steven Cheung.
Cheung deklaroi kështu, pasi Shërbimi Sekret i SHBA-së, iu përgjigj të shtënave me armë pranë Donald Trump, ndërsa ai po largohej nga klubi i tij i golfit në West Palm Beach.
Sipas disa burimeve të New York Post, të shtënat me armë cak nuk kishin Trumpin por të përfshirët në situatë të cilët po gjuanin jashtë fushës së golfit të Trump. /Gazeta Enigma