Në viset malore të Kosovës tashmë ka rënë borë.
Madje nga bora e rënë, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka apeluar tek qytetarët të kenë kujdes pasi sipas tyre në male janë krijuar kushte dimërorë ku ka edhe reshje bore.
Lidhur me situatën ata kanë reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku edhe kanë ndarë fotografi nga gjendja momentale.
“Ditëve të fundit rajoni ynë është përfshirë nga të reshura të dendura, ku nëpër male janë krijuar kushte dimërore dhe lartësitë mbidetare mbi 2000 metra kemi reshje bore. Nëse keni bërë plane për të zhvilluar aktivitete në këto ditë, ju lusim të keni veshmbathje adekuate për ecje dimërore dhe gjitha pajisjet dimërore me vete dhe po ashtu të planifikoni mirë rrugëtimin tuaj”, thuhet në reagimin e tyre.
Ndërkaq, tutje ata gjithashtu kanë kërkuar që të bëhet kujdes edhe nga rrëshqitjet në shtigje.
Edhe qendra për skijim, Brezovica ka njoftuar se ka rënë borë. /Gazeta Enigma
Postimi i plotë: