Deputetët Driton Hyseni dhe Xhacit Haliti, janë duke marrë pjesë në konferencën e radhës të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Konferencë kjo që po mbahet në Varshavë të Polonisë.
Driton Hyseni, kryesues i delegacionit, gjatë diskutimit ka paraqitur ndihmën që Kosova ka ofruar për Ukrainën duke qenë krahë aleatëve të NATO-s, qysh prej ditëve të para të agresionit.
Përgjatë konferencës, po prezantojnë udhëheqësit dhe deputetët nga Asambleja, ekspertë dhe njohës të fushës së sigurisë si dhe eprorët e lartë të shtetit nikoqir polak.
Kjo është ngjarja e parë në të cilën delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë me statusin e anëtarit të asociuar. /Gazeta Enigma