Dy veturave iu vihet flaka qëllimshëm në një auto-sallon në Prishtinë

Dy veturave iu vihet flaka qëllimshëm në një auto-sallon në Prishtinë

Dy veturave në një auto-sallon iu është vënë flaka qëllimshëm nga dy persona ende ta pa identifikuar, në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj.

Djegia e veturave u bë në parkingun e auto-sallonit, në orët e vona të së hënës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit, të cilët e kanë shuar zjarrin.

Pas shikimit të kamerave të sigurisë është vërejtur se zjarrin e kanë shkaktuar dy persona të panjohur të cilët kishin shkuar aty me një veturë të panjohur.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar. /Gazeta Enigma

Related Articles