Kryediplomati estonez: E papranueshme të shtrëngosh duart me një kriminel lufte

Kryediplomati estonez: E papranueshme të shtrëngosh duart me një kriminel lufte

Ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna, ka pritur në takim homologun e tij nga Serbia, Marko Gjuriq.

Megjithatë, duket se Gjuriqit nuk i ka pëlqyer fare ky takim, pasi kryediplomati estonez ia tha “në katër sy” se takimi dhe duarshtrëngimi me një kriminel lufte është i papranueshëm, duke folur për takimin e zëvendëskryeminsitrit të Serbisë, Aleksandar Vullin, me presidentin rus Vladimir Putin, në fillim të këtij muaji.

“Është e papranueshme të shtrëngosh duart me një kriminel lufte që po përpiqet të minojë sigurinë e Evropës dhe sovranitetit të Ukrainës”, shkroi Tsahkna duke dhënë detaje pas takimit.

Ai po ashtu gjatë takimit tha se mbështet një dialog Kosovë – Serbi që qëllim ka paqen. /Gazeta Enigma

Related Articles