Djegia e shtëpisë që u rindërtua nga Qeveria në veri, Kurti: Kryesit do të dalin para drejtësisë

Djegia e shtëpisë që u rindërtua nga Qeveria në veri, Kurti: Kryesit do të dalin para drejtësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  ka folur për djegien e shtëpisë në Kodrën e Minatorëve në veri,  që ishte rindërtuar nga Qeveria e Kosovës.

Kurti tha se kryesit e kësaj vepre do të ndiqen nga organet e drejtësisë.

“Ka deklaruar tashmë policia e Kosovës edhe ne do ta bëjmë sanimin e këtij dënimi, ndërkaq ata të cilët e bënë këtë krim me këtë koktej molotovi pa dyshim që do të ndiqen nga organet e Republikës së Kosovës”, tha kreu i ekzekutivit

Gjatë ditës së sotme, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se një shtëpie të ndërtuar nga Qeveria në veri, i është vënë zjarri.

Krasniqi ka thënë se rasti ka ndodhur pak pas mesnate. Nuk ka pasur  persona të lënduar si pasojë e zjarrit.

Ministri Krasniqi ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës e dënon fuqishëm këtë akt dhe as ky e asnjë sulm tjetër nuk e ndal kthimin e banorëve në pronat e tyre.

“Rreth orës 00:30 gjatë mesnatës një patrollë policore ka identifikuar tym në një nga shtëpitë e ndërtuara nga Qeveria në Kodrën e Minatorëve. Zjarri është fikur dhe dëmet janë sanuar. Fatmirësisht, nuk ka asnjë person të lënduar veç dameve materiale. Kjo nuk është hera e parë që ka sulme të tilla, mirëpo kjo nuk është as hera e fundit që do të ndërtohen shtëpi të reja.

Qeveria e Republikës së Kosovës e denon fuqishëm këtë akt dhe as ky e asnjë sulm tjetër nuk e ndal kthimin e banorëve në pronat e tyre. Kërcënimet, shantazhet, pamfletat terroriste, nuk i friksojnë qytetarët dhe as nuk e ndalojnë punën tonë për sigurimin e banimit të qendrueshëm.

Ky sulm është nxitje e mosdurushmërisë etnike e cila nxitet nga Vuçiçi i cili ka mbetur i mbyllur në propagandën e tij dhe e ka humbur kontrollin e strukturave paralele në pjesën veriore”, ka shkruar Krasniqi.

Related Articles