Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e lansimit të Qendrës së Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë ka folur edhe për kërkesat e fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për të cilat ajo tha se nuk kanë prioritet interesin e qytetarëve, por vetëm destabilizimin dhe se si të tilla s’kanë asnjë rëndësi për Kosovën, shkruan Enigma.
E para e shtetit deklaroi se Vuçiqi nuk është i interesuar që të realizohen ato kërkesa, por ai do vetëm të tërheq vëmendjen nga ajo çfarë po ndodh realisht, përpjekjet e tij për trajnimin e forcave paramilitare e të cilat kanë për qëllim dhunën.
“Më e rëndësishmja është që të potencohet që Vuçiqi duhet ta kuptojë që Kosova është vend sovran, i pavarur me institucione legjitime demokratike të cilat marrin vendime për çdo cep të territorit të Kosovës. Kërkesat e një presidenti të një shteti tjetër, të cilat nuk e kanë asnjëherë në prioritet interesin e qytetarëve, por vetëm interesat destabilizuese të Serbisë, nuk kanë asnjë rëndësi për Kosovën. Jam e bindur që Vuçiq nuk është i interesuar që të realizohen ato që ai i paraqiti si këkresa, ai nuk është i interesuar në rikthimin e serbëve në instuticonet e Republikës së Kosovës. Kur flet për rikthim, ai në fakt po i prezenton këto si fjalë e retorikë për ta hequr vëmendjen e botës demoraktike nga ajo qçfarë po ngjan në të vërtetë, përpjkjet e tij në trajnimin e forcave paramilitare që kanë qëllim dhunën”, tha Osmani.
Presidentja Osmani tha se nuk e beson aspak presidentin serb se vërtetë dëshiron që serbët të kthehen në institucionet e Republikës së Kosovës.
Ajo tha se çdo e drejtë që ju njihet serbëve, është se ju takon me Kushtetutë e janë të drejta të pakicave, por jo se thotë Vuçiqi.
Tutje ajo shtoi se qëllimet e Vuçiqit janë tjera, pasi siç tha ajo në prapaskenë ai punon për destabilizim të rajonit.
“Në asnjë moment nuk e besoj që Vuçiqi është i interesuar qe serbët të kthehen. Kjo sdo të thote që ne mos të punojmë me të gjithë qytetarët tanë, në mënyrë që ata të jenë prezentë në të gjitha instucionet e Republikës së Kosovës, gjë që ju takon edhe me kushtetutë dhe vetë marrëveshjet që i ka pranuar Kosova në Bruksel.
“Çdo e drejtë që ju njihet serbëve, janë të drejta kushtetuese që ju takojnë pakicave, e jo se thotë Vuçiqi. Por në asnjë moment që Vuçiqi e ka vërtetë atë qëllim. Ka qëllime tjera. Dëshiron të duket para perëndimit kinse po kontribon për diçka pozitive, por në prapaskenë punon për destabilizim të rajonit tonë dhe rikthim në vitet 90. Asnjë fjalë e tij s’duhet të merret seriozisht. Ne duhet të punojmë me partnerët që Kosova të bëjë vetëm hapa përpara”, tha Osmani para gazetarëve.
“Deklarata e Vuçiqit për rikthimin e serbëve ka qenë vetëm për ti vënë hi syve përfaqësuesve të BE-së dhe partnerëve tjerë.”, tha tutje ajo.
“Kjo është edhe një deklaratë kinse për tu dukur konstruktiv”, tha presidentja Osmani.