Emisari special i BE-së, Miroslav Lajcak, është deklaruar pas dështimit të takimit trepalësh në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë, shkruan Enigma.
Lajcak ka shprehur zhgënjimin e tij që s’kanë arritur të adresojnë çështjet më kryesore në një takim trepalësh gjatë ditës së sotit në Bruksel, ndërkohë është shprehur i gatshëm që t’i presë palët në Bruksel gjatë javëve në vazhdim.
“Prita sot në Bruksel dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë dhe delegacionet e tyre për takime të ndara. Më vjen keq që nuk i trajtuam çështjet më urgjente në një format trepalësh sot. Unë mbetem në dispozicion të Palëve dhe do të vazhdojmë në javët në vijim”, ka thënë Lajcak.
Hosted the two Chief negotiators of Kosovo and Serbia and their delegations for separate meetings in Brussels today. I regret we did not address the most pressing issues in a trilateral format today. I remain at the disposal of the Parties and we will continue in the next weeks. pic.twitter.com/T5RL0q1RfX— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 17, 2024