Edi Rama shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-deputetit Gerti Bogdani

Edi Rama shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-deputetit Gerti Bogdani

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani.

“Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta dhe ngushëllime bashkëshortes e familjes Bogdani”, shkroi Rama në një postim në Facebook, duke bashkangjitur një fotografi të të ndjerit.

Bogdani vdiq sot në moshën 44-vjeçare, pas një arresti kardiak. /Gazeta Enigma

Related Articles