Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola dhe ministri i Çështjeve Evropiane të Hungarisë, Janos Boka, si përfaqësues i vendit që kryeson Këshillin e BE-së, kanë nënshkruar sot në Strasburg vendimin për anulimin e vizave për mbajtësit e pasaportave ilegale serbe në Kosovë, të lëshuar nga Serbia.
Pas nënshkrimit të vendimit nga Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian, vendimi do të publikohet në Gazetën Zyrtare të BE-së.
Më 22 korrik të këtij viti, Këshilli i BE-së mori vendim për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe nga Kosova, të cilat lëshohen nga shteti i Serbisë, e cila përfundoi procesin legjislativ për këtë çështje në BE, si dhe më 23 prill, Parlamenti Evropian, me propozimin e gjermanëve, votoi liberalizimin e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe nga Kosova, të lëshuar nga Serbia.