Kryeministri Albin Kurti mund të shpallet person ‘non-grata’ nga aleatët, nëse vazhdon me planet për hapjen e Urës së Ibrit, ka thënë eksperti i sigurisë, Jeton Halimi.
Halimi tha se Kurti, hapjen e Urës së Ibrit po dëshiron ta bëjë për popullizëm dhe vota.
“Mendoj se çështjen e hapjes së Urës së Ibrit e ka bërë për populizëm, dështime dhe vota e për të fituar në kurriz të qytetarëve atje. Albin Kurti mund të sanksionohet dhe të shpallet person ‘non-grata’ nga aleatët”, tha ai në “Kosova Today”.