Osmani udhëton në New York, do të takohet me liderë botërorë

Osmani udhëton në New York, do të takohet me liderë botërorë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në New York.

Kjo pasi ajo do të zhvilloj takime me liderë botërorë, organizata ndërkombëtare si dhe aktivitete tjera zyrtare, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Gjatë kësaj vizite të Osmanit, ajo do të diskutojë me homologët e saj për zhvillimet e fundit në Kosovë si dhe përkushtimin e Kosovës forcuar pozitën ndërkombëtare të saj.

Në agjendën e presidentes do të jenë edhe një sërë aktivitetesh të përbashkëta me mërgatën shqiptare në Amerikë si dhe disa nga shoqatat të cilat e zhvillojnë aktivitet në SHBA. /Gazeta Enigma

Related Articles