Andi Pajaziti del para gjykatës, akuzohet për vrasjen në Bon Vivant

Andi Pajaziti del para gjykatës, akuzohet për vrasjen në Bon Vivant

Gjatë ditës është mbajtur seanca ndaj Andi Pajazitit, i cili akuzohet për vrasjen e Kastriot Ramadanit, në lokalin “Bon Vivant” në gusht të 2023-tës.

Avokati i të akuzuarit, siç njofton Indeksonline, gjatë seancës është shprehur se në mungesë të elementeve të veprës penale atëherë nuk ka vepër penale.

“Deri në fund të këtij gjykimi do të dëshmohet se mungojnë elemente të veprës penale për të cilën prokuroria ka akuzuar. Në mungesë të njërit element të veprës penale atëherë nuk ka vepër penale”, ka thënë ai.

Kurse, në seancën e kaluar të mbajtur në korrik të këtij viti, i akuzuari Andi Pajaziti, nuk e ka pranuar fajësinë për vrasje në gjendje të tronditjes së fortë mendore.

“Për veprën e parë penale vrasje në gjendje të tronditjes së fortë mendore nuk ndihem fajtor, sepse ajo vepër është kryer në vetëmbrojte, kurse për armëmbajtje e pranoj”, kishte deklaruar Pajaziti. /Gazeta Enigma

Related Articles