Prokuroria e Kukësit ka lëshuar 22 masa sigurie për punonjës të Policisë së Shtetit, për shkak se kishin vendosur gjoba të paarkëtuara me vlerë 2 milionë e 123 mijë lekësh.
Duke keqpërdorur qasjen në sistemet dhe databazat e Policisë së Shtetit, punonjësit e policisë në terren konstatonin shkeljen, administronin shumën monetare duke i dhënë drejtuesit të mjetit procesverbalin përkatës dhe në vijim nuk kryenin arkëtimet dhe nuk bënin pasqyrimet përkatëse në sistem.
Gjobat e pa arkëtuara të vendosura për automjetet me targa të huaja ishin për periudhën 01.01.2023 deri në datë 31.12.2023, dhe kapnin vlerën 1,279,000 lekë, që me kamatë vonesat e përllogaritur me 60%, shuma shkon në total rreth 2,123,140 lekë.