Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka pritur në takim përfaqësuesit e Listës Serbe, ku thuhet se është biseduar për pozitën dhe problemet e popullit serb në Kosovë, shkruan Enigma.
“Përfaqësuesit e Listës Serbe theksuan pozitën jashtëzakonisht të vështirë të popullit serb dhe theksuan se si lëvizjet e njëanshme të regjimit në Prishtinë i zmbrapsën marrëdhëniet ndëretnike dhe e vendosën popullin serb në pozitën më të vështirë që nga viti 1999”.
“U kërkua që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përfshihen edhe më shumë për të mbrojtur të drejtat e popullit serb, për të parandaluar lëvizjet e njëanshme dhe për të respektuar marrëveshjet e nënshkruara që garantojnë të drejtat e popullit serb”, u tha në një njoftim të Listës Serbe.
Udhëheqës i delegacionit ishte kryetari i LS, Zllatan Ellek, i shoqëruar nga bashkëpartiakët e tij.