Abrashi: Prokuroria e kapur është arma e fundit e opozitës, ndoshta do të ketë arrestime

Abrashi: Prokuroria e kapur është arma e fundit e opozitës, ndoshta do të ketë arrestime

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka reaguar pas intervistimit nga Prokuroria Speciale të Koordinatores së Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, shkruan Gazeta Enigma.

Ai i ka dal në mbrojtje Mihalit, duke aluduar se ajo u ftua për të ndikuar tek qytetarët në zgjedhjet që do mbahen në shkurt.

T”ash, Blerim Isufaj, i cili nuk është emëru Kryeprokuror, thotë kështu: po e bëjmë edhe ne një aktakuzë të madhe (të cilën me siguri se ka bë vetë, por i kanë ndihmu shtetet tona partnere), mirëpo 5 muaj para zgjedhjeve e fton në Prokurori, Dejona Mihalin. A e dini çfarë mesazhi është ky?”, tha ai.

Abrashi, nuk e fshehu as frikën se do këtë arrestime, sepse sipas tij kjo është armë nga opozita.

Siç thotë ai dërgohen njerëz pa faj në burg.

“Kjo do të thotë që, unë, Blerim Isufaj dhe ne e gjithë PDK e LDK, që jemi në Prokurori e nëpër Gjykata, do ta luftojmë Lëvizjen VETËVENDOSJE!, sidomos në këtë kohë fushate. “Fundja, s’ka lidhje pse janë të pafajshëm. Ne e kemi fuqinë të dërgojmë njerëz në burg edhe pa faj.” – po nënkuptohet kjo punë.s Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime, mirëpo ka vetëm një gjë: KJO ËSHTË ARMA E FUNDIT E OPOZITËS, PROKURORIA E KAPUR. S’ËSHTË ASNJË E VËRTETË”, shkroi deputeti i VV-së.

Prokuroria Speciale sot ka intervistuar Dejona Mihalin. Sipas tyre, ajo është intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale që kjo prokurori i ka në hetim.

Ndërkohë në media u raportua se Mihali po intervistohet për rastin e Nagip Krasniqit pasi që ajo është në dijeni për tenderët milionësh në KEK. Po ashtu edhe për rastin e Faruk Mujkës i cili po dyshohet për keqpërdorimit të detyrës zyrtare në ndërmarrjen publike “Ibër Lepenc”.

Related Articles