Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti e ministrit të Financave, pas pretendimeve të këtyre të fundit për vazhdimësinë e rritjes ekonomike në vend, shkruan Enigma.
Ai ka thënë se ndonëse ka rënie nga 5.62 nga tremujori i parë në 4.27 në tremujorin e dytë, qeveria flet për rritje të qëndrueshme ekonomike.
Rukiqi ka thënë se qytetarëve i është gërryer xhepi me rritjen e çmimeve të produkteve bazë.
Postimi i plotë:
– Pas gerryerjes te xhepit te qytetareve nga rritja e çmimeve (Çmimi i bukes eshte rrit per 50%, çmimi i qumështit është rrit për 38%, e ne mesatare mbi 50% per te gjitha produktet tjera ushqimire), duke mos e marre asnje mase te vetme per te zbutur krizen me çmimet dhe varferimin e qytetareve;
– kur nuk e kane realizuar asnje investim te rendesishem ne ekonomi (edhe ato qe po i bejne, po i bejne keq dhe me korrupsion, siç ishte rasti i fundit, me uren ne rrugen e Gjilanit);
– I kane humbur mbi 500 milione euro nga izolimi dhe sanksionet;
– me deficit tregtar mbi 5 miliarde euro;
Dalin dhe krenohen me rritje ekonomike 0,3% mbi projeksionet
Ne gjuhen e tyre: rritje e qendrueshme nuk mund te quhet nese nga 5,62% rritje ne tremujorin e pare, bjen ne 4.27% ne tremujorin e dyte. Kjo eshte renie e qendrueshme
Fotografia e bashkangjitur eshte simboli i vetem rritjes qe e kemi me kete qeveri.