Ky është emri i të dyshuarit për vrasjen në Mitrovicë, ende në arrati

Ky është emri i të dyshuarit për vrasjen në Mitrovicë, ende në arrati

Një incident i rëndë u shënua mëngjesin e djeshëm në qytetin e Mitrovicës, ku në rrugën “Fatime Hetemi”, për motive akoma të panjohura, një person u qëllua me armë zjarri. I plagosuri u dërgua në QKUK për trajtim, por nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq.

Sinjali ka mësuar edhe emrin e personit që dyshohet se e vrau me gjashtë plumba viktimën në Mitrovicë. Bëhet fjalë për Valdrin Salihu – që tashmë po kërkohet nga Policia e Kosovës, përcjellë Gazeta Enigma.

Ndërkaq, viktima është Florim Zeqiri, një 45-vjeçar nga fshati Vinarc, i cili nuk arriti t’i mbijetoi plagëve të marra dhe vdiq në QKUK.

Related Articles