Presidentja Osmani takon mërgatën shqiptare në ShBA, i falënderon për mikpritjen

Presidentja Osmani takon mërgatën shqiptare në ShBA, i falënderon për mikpritjen

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë ditës ajo ka njoftuar se është takuar me mërgatën shqiptare atje.

Përmes një postimi në Facebook, ajo u shpreh se është falënderuese për mikpritjen që ia bënë.

“Bashkë me mërgatën e jashtëzakonshme shqiptare në Amerikë, forca shtytëse e shumë proceseve historike për Kosovën”.

“Faleminderit, Dom Pjetrit dhe komunitetit tonë për mikpritjen!”, ka thënë Osmani. /Gazeta Enigma

Related Articles