Temperaturat e ulëta do vazhdojnë edhe të hënën në Kosovë, transmeton Gazeta Enigma.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 5 gradë Celsius, e ato maksimalet vijojnë nga 19 deri në 24 gradë Celsius.
“Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. / Gazeta Enigma.