Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, është shprehur se Qeveria Kurti, për gati katër vjet të qeverisjes së saj nuk ka korrur ndonjë sukses në çfardo sfere.
Këto deklarime ai ka bërë menjëherë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Sipas tij, kryeministri Kurti ka humbur edhe kredibilitetin.
Kemi hyrë në vitin e katërt që edhe në rrafshin e brendshëm edhe në atë ndërkombëtar lë jashtëzakonisht shumë për të dëshiruar, edhe si pjesë oppozitës, edhe si qytetar”.
“Do të isha i lumtur nëse do t’i listonim disa prej sukseseve si në ekomomi, siguri, dhe si në bashkëpunimin ndërkombëtar. Nuk mundemi me gjet asgjë fatkeqësisht, ne lutemi në momentin e fundit që këto sanksione të mos rriten”.
“Ky kryeministër ka humbur kredibilitetin më të vogël që e ka pasë, e ka humbur kredibilitetin karshi miqve, me këtë qeveri nuk mundemi me vazhdu tutje, pas 9 shkurti me Bedri Hamzën shpresojmë se do ta kemi qeverin e vendit”, ka thënë Tahiri. /Gazeta Enigma