Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhëmirnë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka njoftuar se në seancën e radhës, e planifikuar të mbahet më 26 shtator, do të votohet Projektligji për Zyrtarët Publik.
Sipas Tahirit, Qeveria nuk po heq dorë nga votimi i këtij projektligji ndonëse komentet e BE-së, janë që të mos kalojë në këtë mënyrë.
Tutje ai ka shtuar se me këtë projektligj, Qeveria po tenton ta kapë administratën shtetërore dhe si i tillë, Tahiri thotë se nuk duhet të kalojë.
“Në rend dite është votimi për ndryshimin dhe plotësim për Ligjin për Zyrtarët Publikë. Edhe përkundër faktit që ka pasur një koment nga BE-ja, nga Komisioni i Venecias vazhdon kjo Qeveri që përmes këtij ligji ta kapë administratën e Kosovës. Kjo Qeveri vazhdon të ketë një numër të madh të U.D. Ky ligj duhet të bie dhe nuk duhet që të kalojë, sepse i bëhet një dëm i madh Kosovës”, ka thënë ai. /Gazeta Enigma