Vitin e kaluar, Leonora Shala dyshohet se kishte vdekur nga heqja e dhëmbit në një ordinancë në Malishevë.
Një vit më vonë, babai i saj, Ajzer Shala është shprehur se doktori i dyshuar është ende i lirë.
Këto deklarime ai i ka bërë në një emision në Klan Kosova, derisa ka thënë se mjeku po vazhdon ende të punojë, ndonëse sipas tij do duhet të kishte ndaluar.
“Leonora ishte mirë nuk kishte ndonjë ankesë, nuk ishte e sëmurë asnjëherë. Neve asgjë nuk na thanë, askush nuk është marrë me këtë, punë ia kemi lënë drejtësisë këtë punë në dorë, drejtësia nuk po merret me këtë punë janë bërë një vit e një muaj”.
“Doktori i dyshuar për rastin e vajzës ka bërë një muaj, dhe e kanë nxjerrë është duke punuar, dhe ka punuar edhe më herët, ende është në punë. Objekti i është pezulluar për një muaj, më pasë sërish ia ka nisur të punojë. Jemi të quditur se si e lë shteti të punojë, jam ankuar për këtë, askush asgjë nuk ka thënë”, ka thënë Shala. /Gazeta Enigma