Një tjetër polic jep dorëheqje nga Policia e Kosovës, mesazh emocional në letrën e lamtumirës

Një tjetër polic jep dorëheqje nga Policia e Kosovës, mesazh emocional në letrën e lamtumirës

Një tjetër zyrtar policor ka vendosur të largohet nga Policia e Kosovës, duke iu bashkuar numrit të pjesëtarëve që kanë zgjedhur përfundimin vullnetar të karrierës në këtë institucion, raporton lajmi.net.

Bëhet fjalë për Erlind Ibrën, djalin e ish-zëvendëskomandantit dhe ish-zëdhënësit të Policisë në Pejë, Xhevat Ibra.

Në letrën e dorëheqjes, Ibra ka bërë të ditur se vendimin për t’u larguar e ka marrë për arsye personale dhe familjare. Megjithatë, ai ka shprehur edhe pakënaqësitë e tij lidhur me trajtimin dhe vlerësimin e kontributit të dhënë gjatë viteve të shërbimit në Policinë e Kosovës.

Në fund të letrës, ai ka falënderuar kolegët, familjarët dhe qytetarët për mbështetjen e tyre, duke përcjellë edhe një mesazh emocional lamtumire për vendin.

“Mirë u pafshim Kosova ime e dashur!”, ka shkruar Erlind Ibra në përmbyllje të letrës së dorëheqjes 

Related Articles