Futbollisti i njohur Enis Zabërgja përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka vendosur që t’i jap fund karrierës si futbollist.
Zabërgja ka fituar të gjitha trofetë në Kosovë ndërsa konsiderohet njëri prej sulmuesve më të mirë të pasluftës.
Gjatë karrierës së tij të pasur si futbollist, ai ka bartur fanellën e disa ekipeve të ndryshme si Hysi, Llapi, Drenica dhe Trepça.
Së fundmi ai ishte pjesë e klubit të Mitrovicës që bën gara në Ligën e Parë të Kosovës.
Nuk është e lehtë pas 22 viteve karrierë ti thuash lamtumirë sportit më të bukur në botë. Ishte kënaqësi që punova me trajnerët me te mirë të Kosovës dhe pata kënaqësinë qe luajta me lojtarët më të mirë të Kosovë.
“Shënova mbi 25 gola, dhe krenaria më e madhe ishte të luaja për Kombetaren e Kosovës. Gazetarë, futbollistë, tifozë ishte kënaqësi që këto vite ishim bashkë në kohë të mira dhe në kohë të vështira”, ka shkruar Zabërgja.
Në fund të letrës së tij ai gjithashtu nuk ka harruar që të falënderojë edhe familjen për përkrahjen e vazhdueshme gjatë këtyre viteve.