Erdogan dhe Vuçiq takohen në New York

Erdogan dhe Vuçiq takohen në New York

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, është takuar me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Takimi u realizua në New York, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Erdogan dhe Vuçiq, folën po ashtu edhe rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Të dy vazhdimin e këtij procesi e cilësuan si shumë të rëndësishëm.

Dy krerët e shtetit, të Turqisë dhe Serbisë bashkë folën edhe rreth çështjeve rajonale edhe globale.

Njoftimi rreth takimit u bë nga Drejtoria e Komunikimeve e presidencës turke.

Related Articles