Kanë kaluar një vit prej se kur është vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, në Banjskë të Zveçanit, nga një grup serb i armatosur.
Grup ky që aso kohe ishte i udhëhequr nga nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq.
E në një vjetorin e vrasjës së tij, komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar që përgjegjësit e atij sulmi, ku mbetën të vrarë tre prej agresorëve, të mbahen përgjegjës.
Njësoj ka kërkuar edhe Italia, përmes ambasadës së saj në Kosovë, teksa ka kujtuar heroin Afrim Bunjaku.
“Të kujtojmë dhe nderojmë kujtimin e policit të Kosovës Afrim Bunjaku, i vrarë frikacakisht në sulmin në Banjskë një vit më parë”.
“Italia rikonfirmon qëndrimin e saj se përgjegjësit e këtij krimi të tmerrshëm, së bashku me të gjithë të përfshirët, do të mbajnë plotësisht përgjegjësi”, ka shkruar ambasada italiane në platformën X. /Gazeta Enigma