Ministri i Jashtëm i Zvicrës, Iganzio Cassis, ka takuar homologen e tij nga Kosova, Donika Gërvalla- Schwarz.
Ky takim ka ndodhur në kuadër të punimeve të Asamblesë Parlamentare të OKB-së.
Cassis ka njoftuar se diskutimi u fokusua në situatën në veri të Kosovës dhe vazhdimin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Forcimi i lidhjeve dypalëshe dhe promovimi i perspektivave evropiane për Ballkanin Perëndimor mbeten prioritetet kryesore për Zvicrën”, njoftoi kryediplomati zviceran. /Gazeta Enigma