Çitaku: Ky është vetëm fillimi i një procesi të thellë të reformave

Çitaku:  Ky është vetëm fillimi i një procesi të thellë të reformave

Vlora Çitaku, anëtare e PDK-së, tha se PDK-ja duhet të rinovohet krahas kërkesave të dekadës së re, raporton Gazeta “Enigma”.

Çitaku, u shpreh se zgjedhja e kryetarit të ri të PDK-së është vetëm fillimi i një procesi të thellë të reformave.

“Sigurisht që ky është vetëm fillimi i një procesi të thellë të reformave, PDK duhet të jetë në gjendje të ofrojë alternativë qytetarëve.  Kënaqësia më e madhe ka qenë të jem pjesë e projekteve të mëdha, dhe PDK duhet të rilindet duhet të rinovohet me kërkesat e dekadës së re”, tha ajo.

Ajo mori shembull qëndrimin e PDK-së për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re që për të ky ndryshim tani duhet të rishikohet.

“Nëse para 10 vjetëve kemi mbështetur ndërtimin e termocentralit Kosova e Re sot PDK duhet ta rishikojë atë”, tha Çitaku.

Related Articles