Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tre personave, të cilët dyshohen për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.
Sipas një njoftimi të lëshuar, thuhet se në tri lokacione të ndryshme në fshatin Panorc të Malishevës janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara për kanabis sativa me gjatësi 20-50cm.
“Lidhur me veprën e lartcekur penale me kërkesë nga rajoni kompetent, për tre (3) persona të dyshuar të përfshirë në rast, policia ka marr autorizim nga Prokuroria për publikimin e fotografive të (NN) personave, për identifikimin e tyre në mënyrë që të mundësohet sjellja e tyre para organeve të drejtësisë”.
“Kërkojmë ndihmën e qytetarëve që për çdo informacion lidhur me identitetin apo vendndodhjen e personave fotografitë e të cilëve janë publikuar të njoftojnë Policinë e Kosovës në numrin 192 ( apo 045285169)”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma