Sot mbahet seanca fillestare për çështjen penale të sulmit terrorist në Banjskë

Sot mbahet seanca fillestare për çështjen penale të sulmit terrorist në Banjskë

Këtë të mërkure do të mbahet seanca fillestare për çështjen penale të sulmit terrorist në Banjskë, raporton Gazeta “Enigma”.

Më 24 shtator të vitit të kaluar në këtë fshat të komunës së Zveçanit, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës, ku edhe mbeti i vrarë Afrim Bunjaku.

Në përleshjen e armatosur që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë. Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave në krye me Milan Radoiçiqin, për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit përmes përdorimit të dhunës dhe armatimit të rëndë, tentuan të shkëpusin pjesën veriore të Kosovës dhe ta bashkojnë me Republikën e Serbisë. /Gazeta Enigma/

Related Articles