Elshani: Përderisa grupi i Banjskës është në liri, prapë mund të ketë sulm

Elshani: Përderisa grupi i Banjskës është në liri, prapë mund të ketë sulm

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka theksuar se ende ekziston rreziku për një sulm të ngjashëm me atë të Banjskës përderisa grupi kriminel janë ende në liri, raporton Gazeta “Enigma”.

Elshani tutje ka siguruar se në rast të përsëritjes Policia e Kosovës është e përgatitur për reagim dhe ka numër të mjaftueshëm të pjesëtarëve policorë.

“Po derisa ky grup është i lirë normalisht që ekziston rreziku që mund të ketë ndonjë sulm apo rast të tillë të ngjashëm, sidoqoftë policia është e përgatitur të reagojë kjo është me rëndësi. Kemi numër të mjaftueshëm të pjesëtarëve dhe nëse ka nevojë i sjellim të tjerë”, ka thënë Elshani në tëvë1.

Sipas Elshanit shpartallimi i grupeve në veri e ka lehtësuar shumë punën e Policisë pasi sipas tij tashmë askush nuk ka mundësi të fshihet nga ligji.

“Ka ndihmuar shumë, për arsye se tani çdo person që kryen ndonjë vepër penale ata e dinë që ne mund t’i ndjekim dhe ti arrestojmë dhe nuk ka mundësi askush të fshihet nga ligji”, ka shtuar ai.

Related Articles