Lajçak takohet me zyrtarin gjerman, flasin për zhbllokimin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit

Lajçak takohet me zyrtarin gjerman, flasin për zhbllokimin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Neë York, ka biseduar me Jens Plotner, këshilltarin për politikë të jashtme dhe siguri të kancelarit gjerman.

Temë e diskutimit të tyre ishte situata në Ballkanin Perëndimor.

Lajçak njofton se me zyrtarin gjerman folën edhe për zhbllokimin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

“Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së , me Jens Pletner, këshilltar për politikën e jashtme dhe sigurinë të kancelarit gjerman, diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor dhe mënyrën se si të zhbllokojmë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Jam mirënjohës për angazhimin e fortë të Gjermanisë për procesin e normalizimit”, ka thënë Lajçak në rrjetin social X. /Gazeta Enigma

Related Articles