Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se sot ka nënshkruar kontratën për renovimin e objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Investim ky që prek shifrën prej 814,229.72 euro.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka pohuar se ky është një hap konkret drejt përmirësimit të infrastrukturës mjeko-ligjore, duke garantuar shërbime moderne dhe cilësore në të gjitha rastet
“Ky investim po bëhet për herë të parë dhe do të mundësojë transformimin e plotë të hapësirës së brendshme, duke përfshirë renovimin e laboratorëve, sallave të autopsisë, kulmit dhe zyrave të punës”.
“Përmes këtij projekti, po ndërtojmë një institut që jo vetëm që përmbush standardet më të larta teknike dhe funksionale, por edhe rrit sigurinë dhe efikasitetin e shërbimeve për qytetarët”, ka shkruar Haxhiu. /Gazeta Enigma