Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ardhur një “shuplakë diplomatike” për qeverinë me në krye Albin Kurti.
Haziri i bëri këto komente pas deklaratës së sotme të Ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier, i cili citoi babanë e tij, këshilla e të cilit ishte: “Mos urinoni në dyer të klubit që doni të hyni”.
“Se në çfarë shkalle qeveria Kurti i ka degraduar raportet me mikun më të madh të shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregon deklarata e sotme e ambasadorit Hovenier. Kjo tregon edhe njëherë sa të shqetësuar janë miqtë tanë me këtë qeveri që mbeti tash e tri vjet pa miq. Kjo qeveri, jo vetëm në derë të klubit, por ka p…… edhe në derë të mikut. Kjo deklaratë deklaratë vjen për shkakt të kontrollit mbi polici, mosrespektimit të të drejtave për pakica si zotim dhe arsyetim i pranimit të Republikës tonë, moskoordinit me aleatët e mosmbajtjes së fjalës e obligimeve”, tha Haziri në shkrimin e tij të publikuar në Facebook.
“Në anën tjetër, Prokuroria Speciale me durim dhe profesionalizëm faktuan këtë sulm dhe ngritën aktakuzë ndaj 46 pjesëmarrësve që organizuan dhe u munduan të zbatojnë një zbarkim deri të lumi Ibër, por u ndalën, u vranë, u burgosën dhe të tjerët ikën”.
Ish-kryetari i Gjilanit tha se Drejtësia dhe Gjykata “duhet të tregohet e drejtë dhe zbardh deri në fund këtë plan, inkriminimin dhe rolin e shtetit serb fqinji verior i Republikës”.
“Drejtësia vonon, por del në dritë. Kurrë mos guxoni t’ia mësyni se nuk mund të ikni prapa më”, shkroi Haziri.
“Koha po vjen tuj ardhë!”, përfundoi ai. /Gazeta Enigma