Presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun bullgar, Rumen Radev, në margjinat e Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Osmani tha se është kënaqësi të takohet me Radev, pasi është një mik i Kosovës.
“Mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Bullgarisë”, shkroi e para e shtetit. /Gazeta Enigma