Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka shpërndar një fotografi bashkë me presidenten Vjosa Osmani, nga margjinat e samitit të OKB-së në Nju-Jork.
Në një postim në Facebook, ai shkroi se fotografia në fjalë ishte shkrepur para drekës së punës me shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell.
“Selia e BE, New York – Me Vjosën përpara drekës së punës së shefit të diplomacisë evropiane Joseph Borrell, me liderët e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Rama.