Të premten në Kosovë pritet të mbizotërojë mot me diell, dhe me vranësira kryesisht në relievin malor.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat do të lëvizin nga 7 deri në 25 gradë Celsius.
“Mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht në relievin malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-12gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-3 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. / Gazeta Enigma.