“Gjithçka më shtrenjtë me Kurtin” – LDK-ja krahason çmimet e vitit 2021 me ato aktuale

“Gjithçka më shtrenjtë me Kurtin” – LDK-ja krahason çmimet e vitit 2021 me ato aktuale

Partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një postimi në faqen e “Facebook”, ka bërë krahasimin e çmimeve të vitit 2021 me ato aktuale, raporton Gazeta Enigma.

Nga kjo parti kanë konstatuar se gjithçka është më shtrenjtë me Qeverinë Kurti.

Në postimin e LDK-së, thuhet se çmimi i bukës së bardhë ka qenë 35 cent në vitin 2021, derisa tani është 52 cent.

LDK-ja ka krahasuar edhe çmimin e qumështit, orizimit, sheqerit, miellit të grurit dhe druve të zjarrit. / Gazeta Enigma.

Related Articles