Konfiskohen 340 kilogramë duhan i përpunuar në Gjilan

Konfiskohen 340 kilogramë duhan i përpunuar në Gjilan

Policia ka bërë të ditur se janë gjetur dhe konfiskuar 680 paketime me peshë 340 kilogramë duhan të përpunuar në Gjilan.

“Nga patrullat policore është parandaluar një rast i kontrabandës me mallra (duhan)”.

“Janë gjetur dhe konfiskuar 680 paketime me peshë 340 kg duhan i përpunuar. Me urdhër të prokurorit kompetentë, malli së bashku me automjetin dërgohen në Terminlain Doganor Dheu i Bardhë”, thuhet në raportin e policisë.

Related Articles