Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar pas vizitës së Ministrit danez të Drejtësisë, Peter Hummelgaard.
KMDLNj tha se kjo vizitë ndodhi për të shënuar fillimin e rindërtimit të burgut në Pasjak të Gjilanit ku sipas KMDLNJ-së, dhunshëm dhe kundër vullnetit të tyre do të vendosen të dënuarit me dëbim nga Danimarka, të gjithë nga vendet e treta dhe asnjëri danez apo shtetas danez.
“Për KMDLNj vizita e ministrit danez të Drejtësisë është në funksion të legalizimit të dy sistemeve korrektuese brenda një shteti prandaj nuk është i mirëseardhur”, thuhet në komunikatë.
“KMDLNj do të përkrahë të drejtat e të burgosurve kosovarë që ato të drejta të janë të njëjta me të drejtat e të burgosurve të dëbuar dhunshëm nga Danimarka e që do të vendosen dhunshëm në burgun e Pasjakut të Gjilanit. Për KMDLNj vizita e ministrit danez të Drejtësisë është në funksion të legalizimit të dy sistemeve korrektuese brenda një shteti prandaj nuk është i mirëseardhur”, është thënë tutje.