Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pasi Kosova është renditur si një ndër vendet më të sigurta në botë për qytetarët që të ecin vetëm, duke thënë se kjo është edhe një tjetër dëshmi “e progresit tonë të vazhdueshëm shoqëror dhe institucional gjatë viteve të fundit”.
“Raporti e rendit Kosovën në mesin e 10 vendeve më të mira në botë për rezultatin më të lartë të Indeksit të Ligjit dhe Rendit, dhe ndër vendet ku njerëzit ndihen më të sigurt duke ecur vetëm, duke na vendosur në të njëjtin grup me Bahreinin, Islandën, Luksemburgun dhe Zvicrën”, shkroi Kurti në një postim në X.
“Dua të përfitoj nga ky rast për të uruar agjencitë tona të zbatimit të ligjit që i bëjnë qytetarët tanë të ndihen të sigurt”, shtoi kryeministri. /Gazeta Enigma