Me të përmendur emrin e Nedim Bajramit, gjëja e parë që shumë prej nesh na vije ndërmend është goli më i shpejtë i shënuar në kampionat evropian, ai ndaj Italisë në sekondën e 23-të.
Gol ky që Bajramit i dha shumë jehonë.
Në fakt sulmuesit të kombëtarës shqiptare, duket se po i ecën mirë me gola në fillim të ndeshjes.
Së fundmi ai u transferua në gusht të këtij viti te skuadra skoceze Rangers nga Sassuolo, ka gjetur golin e tij të parë për klubin në ndeshjen kundër Malmos në kuadër të Evropa Ligës, që u zhvillua të enjten e kësaj jave.
Ajo që e bën më special këtë gol është fakti se ky ishte goli i tij i parë pas atij më të shpejtit në Evropian, dhe edhe ky erdhi brenda minutës së parë.
Goli i Bajramit për Rangers u regjistrua në sekondën e 55-të të ndeshjes.
Sulmuesi shqiptar është bërë golashënuesi i parë në histori të klubit skocez që tund rrjetën në minutën e parë të një ndeshjeje të madhe Evropiane, që nga Gennaro Gattuso tetorin e vitit 1998. /Gazeta Enigma